Dashnia n'kapuç

  • 29 March 2019 - 09:40
Dashnia n'kapuç

Duket se, për habinë e shumë prej nesh, Hailey Baldwin vazhdon që të jetë e dashuruar marrëzisht në Justin Bieberin

E ka ndryshuar mbiemrin që në shtator, duke u bërë zonja Bieber.

Por, si duket Hailey Baldwin vazhdon që të jetë e dashuruar marrëzisht në burrin e saj.

Si mund të interpretohet ndryshe fakti që ajo, me krenari, është parë duke bartur mbiemrin e burrit në kapele. Nejse, mund të thoni se kë do ta dojë ajo, nëse nuk e do burrin, por kjo krenari me mbiemrin e burrit nuk është aspak në përputhje me lëvizjet feministe.

Apo, Hailey-t nuk i ha fare për feminizmin?! Boll mirë ia bën!

(Kosova Sot)