A tundohet nga ish-e dashura? Stine sqaron njëherë e mirë raportin me Roza Latin

  • 29 March 2019 - 14:00
A tundohet nga ish-e dashura? Stine sqaron njëherë e mirë raportin me Roza Latin

Edhe pse kanë shumë vite që janë ndarë, këngëtari i njohur Stine dhe moderatorja Roza Lati, janë sërish në qendër të vëmendjes, sidomos kur fotografohen nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Për këtë arsye, këngëtari ka vendosur që të sqarojë disa të vërteta në lidhje me miqësinë që ka me Rozën. Stine është shprehur se dikur nuk besonte në miqësinë me ish-in, por ja që sot gjërat kanë ndryshuar.

“Portalet atë punë kanë dhe mirë bëjnë se nga njëra anë shërbejnë dhe si mbështetje. Midis meje dhe Rozës nuk do ketë kurrë asgjë më tepër sesa një miqësi të mirë dhe të pastër. A besoj unë në të tilla miqësi? Në fakt dikur nuk besoja në gjëra të tilla, ama është fakt që ne ruajmë një miqësi korrekte pa tundime dhe pa hipokrizi që nga edicioni i fundit i “Dance With Me” që ishim pjesëmarrës”, tha Stine për gazetën “Liberale”.

Ndërkohë kujtojmë se në fund të vitit 2018, këngëtari i njohur bëri të ditur për fansat se ishte ndarë nga partnerja e tij Graciela, me të cilën ka një vajzë 3-vjeçare.

(Kosova Sot)