Rita Ora shumë shpejt në Kosovë, ja projektet që e rikthejnë në vendlindje

  • 29 March 2019 - 18:05
Rita Ora shumë shpejt në Kosovë, ja projektet që e rikthejnë në vendlindje

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, do të vizitojë Kosovën më shpejt sesa mendonim. Në muajin prill do të kthehet në vendlindje, pasi do të merret me disa projekte bamirësie.

Bëhet e ditur se Rita Ora dhe marka gjermane e modës “Escada” janë duke u përgatitur për një kauzë të përbashkët për t’i ndihmuar gratë të bëhen të forta dhe të pavarura.

Këngëtarja me origjinë shqiptare është bashkuar me drejtorin e dizajnit të “Escada”, Niall Sloan për të krijuar një edicion të veçantë të çantave me formë zemre, në mbarë botën me një çmim prej 1,195 dollarë.

Mediat e huaja shkruajnë se kompania 41-vjeçare do të dhurojë 15 euro (rreth 16.87 dollarë) nga çdo çantë e shitur, për bamirësi në “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë femrat e mbijetuara të luftës, të rindërtojnë jetën e tyre.

Donacionet do të shërbejnë si financim kryesor për përpjekjet e kësaj organizate në vendlindjen e Rita Orës, në Kosovë.

Për “The Hollywood Reporter”, Ora është shprehur: “Unë shkoj sa më shpesh që të mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua”.

“U nderova me këtë titull disa vjet më parë nga ish-presidentja Atifete Jahjaga” tha ajo, duke shtuar se ajo do të kthehet në Kosovë në prill për të bërë disa punë bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

(Kosova Sot)