E zjarrtë fare

  • 30 March 2019 - 08:57
E zjarrtë fare

Rita Ora shkëlqen në paraqitjen në Nju- Jork Në javën në të cilën ajo ka lansuar partneritetin me brendin "Escada",

Rita Ora veshjen e saj e kishte në qendër të vëmendjes. Këngëtarja 28 vjeçe ka bërë edhe një dalje tjetër me stil në Nju- Jork, e veshur me një përparëse dhe veshje elegante. Një natë pasi ishte nikoqire për bashkëpunimin e saj të çantave të dorës, këngëtarja Rita ia kishte mësyrë përsëri qytetit. U duk e shkëlqyeshme në fustanin me detaje elektrike, veshur kishte një këmishë të kaltër që ia kishte shtuar atë dukjen 'vajzë elegante shkolle'.

Rita kishte plotësuar dukjen e saj me një palë taka platformë derisa ia kishte mësyrë veturës teksa po dilte nga apartamenti i saj. 

(Kosova Sot)