Intervistë për 'Kosova Sot', me këngëtaren Vesa Luma: 'Dua që ato këngë që i sjelli, të mbetën shumë gjatë në muzikën tonë

  • 30 March 2019 - 14:51
Intervistë për 'Kosova Sot', me këngëtaren Vesa Luma: 'Dua që ato këngë që i sjelli, të mbetën shumë gjatë në muzikën tonë

Emri i Vesa Lumës, vazhdon të radhitet në mesin e këngëtareve më të famshme shqiptare, kjo falë talentit që posedon, ngjyrës vokale, por edhe vullnetit për të krijuar gjëra të bukura që i rezistojnë kohës.

Ndër vite Vesa ka publikuar një sërë këngësh që u pëlqyen nga publiku dhe arritën majat e top listave shqiptare.

Rikujtojmë se talenti i saj për muzikë, spikati gjatë audicionit "Ethet e së premtës mbrëma", ku Vesa arriti të jetë finaliste e këtij spektakli, falë talentit dhe zërit te saj shumë të ëmbël.

Image

Për të vijuar më pas karrierën solistike me hapa të sigurtë, përmendim këtu pjesmarrjen në Festivalin e 43' të RTSH (2004), me këngën "Flakaresha" në bashkëpunim me Ronën dhe Teutën ku zuri vendin e tretë, edhe pse meritonte vendin e parë.Por më pas, egzaktë në vitin 2007, në VFM, Vesa triumfoi me "Jemi dhe s'jemi", po në këtë vit, në "Top Fest 4", me këngën "Luaj" Vesa u kurorëzua edhe me një çmim.

Derisa me këngën "Vetëm" në "Këngën Magjike" (2010), rrëmbeu çmimin e Produksionit, në vitin 2013 së bashku me Big Bastën, njëherit dhe bashkëshortin e saj, Vesa publikon këngën “Nuk do flejmë” e cila u shndërrua në hit të kohës, e shumë këngë të tjera, të cilat e bëjnë atë shumë të dashur për publikun.

Në një intervistë për gazetën “Kosova Sot”, Vesa Luma përgjigjet në shumë pyetje rreth jetës personale, karrierës e planeve të saja, të cilat ju ftoj ti lexoni në vijim.

Image

“Kosova Sot”: Pas një pauze relativisht të gjatë, u kthyet me “S’paska qenë e shkrume”, në bashkëpunim me Denik Prizreni, kush janë autorët dhe sa jeni ndarë e kënaqur me këtë projekt?

Vesa Luma: Kënga e fundit, ka qenë një projekt i cili kemi kohë që e kemi punu bashkë me Denikun, idea ishte e tij dhe e falenderoj nga zemra, sepse më të vërtetë është një nga projektet më të dashura për mua. Kënga është realizuar nga Ilir Tolaj dhe teksti nga Big Basta, me pjesëmarrje speciale nga mjeshtri Astrit Stafaj.

“Kosova Sot”:Gjatë karrierës, keni realizuar shumë këngë, por cilat mbetën këngët më të dashura për ty që më ëndje i këndon?

Vesa Luma: Janë baladat e mija, ato që i këndoj gjithmonë më me shumë emocion. Por edhe këngët ritmike, më japin shumë energji kur jam në skenë.

“Kosova Sot”:Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje, për të cilën edhe sot ke nostalgji?

Vesa Luma: Fëmijeria ime ka qenë shumë e shëndoshe dhe jam shumë e lumtur për këtë fakt. Jam rritur me lojëra jashtë shtëpisë, pa Ipad, dhe me shumë komunikim mes fëmijëve të tjerë, gjë që sot mungon shumë tek fëmijët tanë. Ngjarje nuk kam, po ndoshta do t’i veçoja udhëtimet me familjen, me makinë për pushime kur këndonim te gjithë së bashku, ajo është një ndjenjë që nuk e harroj asnjëherë.

Image

“Kosova Sot”:A ju ka ndodhur ndonjëherë, ta refuzosh ndonjë këngë, për arsye se nuk ju ka përshtatur karakterit tënd?

Vesa Luma: Po shumë herë, dhe disa herë më ka ndodhë edhe me kompozitorët më të njohur shqiptarë, mirëpo e rëndësishme është që nuk ka pasur asnjëherë hatërmbetje. Jam shumë selektive, në përzgjedhje të këngëve. Dua që ato këngë që i sjelli, të mbetën shumë gjatë në muzikën tonë.

Image

“Kosova Sot”:Sipas teje, a është e nevojshme që një këngëtare të provokojë në skenë, apo nuk mund të kuptohet një këngëtare e pëlqyer sot pa provokime?

Vesa Luma: Nuk është fare e nevojshme. Nëse ke talent, vetë zëri yt dëperton tek publiku, ose përformanca jote.. Pastaj është çështje stili.

Image

“Kosova Sot”: Nga fotografitë e postuara në rrjetet sociale duket se djali Liani më shumë i ngjason nënës, por a ka ndonjë shenjë se ka trashëguar edhe talentin për muzikë, kur kemi parasysh profesionin e prindërve artistë?

Vesa Luma: Liani është shumë i dhënë pas muzikës, këndon çdo këngë përmendësh por edhe muzikën rap e pëlqen shumë. Jam e bindur që në të ardhmen do të involvohet në muzikë, por unë asnjëherë nuk do ti imponoj..Mjafton që Liani ta dijë, që ka përkrahjen tonë për çdo rrugë që zgjedhë!

Image

“Kosova Sot”: Me Big Bastën keni disa bashkëpunime të sukseshme, por kur do t’ju shohim sërish në një duet, dhe meqë jemi këtu çfarë ke për t’ju thënë “gojëve të liga” që thonë se mes çiftit ka “ftohje”?

Vesa Luma: Bashkëpunim mes nesh për momentin nuk e kemi në plan, por janë disa këngë që na kanë mbetur peng pa i realizuar, do ti realizojmë shumë shpejtë.

Ne kemi kohë që jemi larg njëri-tjetrit, por vetëm me kilometra.Dhe mezi po presim të vijë Maji, e të bashkohemi sërish.

Image

“Kosova Sot”:A keni planifikuar ndonjë këngë të re, pse jo edhe ndonjë album?

Vesa Luma: Këngën e re, e kam pothuajse të përfunduar, dhe mezi po pres ta publikojë, është komplet në stilin tim dhe shpresoj që do të pëlqehet.

Image

“Kosova Sot”: Muzika sot tek shqiptarët më shumë dëgjohet, apo “shikohet”?

Vesa Luma: Kam një shpresë që kjo faza e "shikimit" të muzikës, veç ka filluar të zbehet, për këtë meritat më të mëdha kanë këngëtaret shqiptare si Dua Lipa, që çdo sukses e arriti vetëm me talentin e saj. E shqiptarët tona të famshme, kanë qenë frymëzim për rininë tonë që është shumë intelegjente.


“Kosova Sot”:Cila është motoja që Vesa përdor më shpesh si mesazh për shoqërinë dhe jetën në përgjithësi?

Vesa Luma: Je i drejtë, i sinqertë me të gjjthë dhe shiko vetëm jetën tënde, pa i bërë keq kujt, por asnjëherë mos lë dikë të të shkelë me këmbë.

Intervistoi: Armend Preteni

Image

(Kosova Sot)