Lum për palloin

  • 31 March 2019 - 08:28
Lum për palloin

Olivia Munn ekspozon linjat vrasëse në fustanin e tejdukshëm me ngjyrë të zezë, derisa dy pallonj pushojnë në gjoksin e saj

Ajo është konsideruar si një nga femrat më me stil dhe një nga femrat më të bukura në botë. Dhe kështu, Olivia Munn e ka dëshmuar përse e mban një titull si ky, derisa e tëra ishte vëmendje veshur në një fustan spektakolar për mbrëmjen e madhe “GLAAD Media Awards” që ishte mbajtur në qytetin e Los Anxhelosit.

Bukuroshja 38 vjeçe ka ekspozuar figurën e saj trupore në një fustan të tejdukshëm me ngjyrë të zezë, derisa po futej brenda te “Beverly Hilton Hotel”.

Si gjithmonë, e prirë për të lënë përshtypje të zjarrta, kështu ajo ka ekspozuar linjat vrasëse të saj dhe fizikun pa asnjë të metë të vetme.

Flokët e saj i errët ishin vendosur prapa dhe në një bishtkali dhe po valëzonte në shpinën e saj.

(Kosova Sot)