Elvana Gjata flet për herë të parë pas ngjarjes në ish-bllok: Faleminderit të gjithë shqiptarëve, jam e lumtur që…

  • 31 March 2019 - 10:48
Elvana Gjata flet për herë të parë pas ngjarjes në ish-bllok: Faleminderit të gjithë shqiptarëve, jam e lumtur që…

Këngëtarja Elvana Gjata ka folur për herë të parë në një intervistë pas ngjarjes në ish-bllok, ku u përshi edhe ish- i fejuari i saj, Ervin Mata.

E pranishme në një lidhje me Skype në emisionin “Xing me Ermalin”, në një emision dedikuar filmit  “2 gisht mjaltë”, ku këngëtarja është protagoniste, ndonëse nuk e përmend ngjarjen, ndërsa flet për suksesin e filmit, ajo falënderon edhe shqiptarët, ndërsa thotë se është e lumtur për faktin se i bën ata të qeshin.

Ermal Mamaqi: Unë e kam cilësuar si një diamant i mbuluar nën petkun e këngëtares, por besoj që një dritare e madhe në kinematografi për të sapo është hapur. Elvana nuk mund të ishte sot me ne në studio, po le të na e thotë vetë ku ishte nëpërmjet Skype… Ku je mi të shtifsha në dhe? Nuk është normale që aktorja kryesore mungon në promovimin e filmit të vet.

Elvana Gjata: Nuk është normale në fakt, por mu desh të jem jashtë vendit për një kontratë shumë të rëndësishme që kam shumë kohë që e pres, kështu që më mirë më uro fat.

Ermal Mamaqi: Cili ka qenë momenti më i bukur ose më i vështirë gjatë xhirimeve

Elvana Gjata: Në një proces pune është normale të ketë momente të vështira e të bukura. Si eksperienca e parë në një film kamë pasur pasiguritë e mia, por e kam shijuar shumë, ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme. Një moment ka qenë kur po xhiroja me Koçon, flisja me babin tim para dasmës, ishte skenë e vështirë, por ishte shumë bukur sepse unë Koçon e kam dashur shumë që e vogël dhe fakti që po xhiroja me të më jepte shumë emocion.

Doja t’i  thoja gjatë xhirimeve që e dua shumë dhe që kam qenë fanse e tij që kur isha e vogël. Ka qenë nder për mua të jem pjesë e një filmi me një kast të tillë aktorësh. Jam shumë e lumtur për suksesin që po përjetojmë dhe faleminderit të gjithë shqiptarëve që e duan kaq shumë këtë film dhe jam e lumtur që kemi mundësi t’ju bëjmë për të qeshur dhe të sjellim gëzim në jetën tuaj.

(Kosova Sot)