Ka rënë në profesionin e saj

  • 01 April 2019 - 09:34
Ka rënë në profesionin e saj

Jennifer Lopez shkëlqen në kostume të larjes, bëhet gati për rolin si valltare

Ajo u pa në shesh-xhirimin për filmin e saj më të ri me titull “Hustlers”, në qytetin e Nju- Jorkut. Kështu, Jennifer Lopez, 49 vjeçe, u duk fenomenale në një palë kostume të larjes neon pink derisa po ngrohej edhe për një ditë të ngjeshur me obligime, e këtë e ka dokumentuar me një foto në llogarinë e saj në “Instagram”.

Aktorja ka shfaqur figurën e saj të bukur me sytjenën e hollë sipër, derisa kishte ekspozuar fort stomakun.

Flokët brune i kishte lënë të lirë në kraharorin e saj, derisa po futej në personazhin e filmit.

Kështu, ylli që është fejuar për Alex Rodriguez-in, 43 vjeç, dukjen e saj e kishte kompletuar me një palë syza dielli, një palë vathë dhe qafore të argjendtë.

(Kosova Sot)