Tradhtia e shoqes

  • 01 April 2019 - 09:43
Tradhtia e shoqes

Kylie Jenner mbyll thashethemet në lidhje me skandalin ku ishte përfshirë shoqja e saj më e mirë

Kylie Jenner, që nga koha kur ka ndodhur skandali me miken e saj më të mirë Jordyn Woods, gojën e ka mbajtur të mbyllur.

Kështu, Woods kishte shkuar në shfaqjen e muhabetit te Jada Pinkett Smith, “Red Table Talk”, ku e kishte pranuar se ajo dhe partneri i Khloe Kardashian, Tristan Thompson, ishin puthur pas ndejës. Derisa i kishte fshirë lotët, ajo ka thënë se nuk ka ndodhur asgjë tjetër midis tyre.

Thompson është lojtar i NBA-së dhe i ati i vajzës së re të Kardashian-es, True. Pas skandalit, Jenner raportohet ta ketë përzënë Woods-in nga prona e tyre në Kaliforni, ku kishte jetuar bashkë me Jenner-in dhe vajzën e saj, Stormi.

Përderisa Jenner dhe Woods nuk janë në raporte të mira, Jenner përfundimisht po i pastron disa thashetheme për marrëdhënien e tyre.

(Kosova Sot)