Kaltëroshja

  • 02 April 2019 - 09:48
Kaltëroshja

Rebecca Romijn shkëlqen në fustanin e kaltër krahas bashkëshortit të saj, që po ashtu ishte në të kaltra Që të dy ishin veshur në të kaltër për të festuar në film dhe televizion. Rebecca Romijn, 46 vjeçe, dhe bashkëshorti i saj Jerry O'Connell, 45 vjeç, ishin gati për të festuar te "7th annual Canadian Screen Awards" që ishte mbajtur në Toronto, Kanada.

Aktorja nga filmi "The X-Men" me këtë rast ka treguar famën dhe stilin e saj të ftohtë në një fustan të bukur mbretëror të kaltër. Me fustanin e saj ajo ishte frymëzuar nga vitet 1920, ku kishte shumë shtresa dhe xhufka të kaltra deri në gjunjë derisa kishte mbuluar edhe gjoksin. Fustani klasik kishte një shtresë me lule dhe sipër belit dhe kraharorit kishte shtuar një prekje elegance të veshjes festive. Mbathur kishte një palë këpucë të kaltra për ta përcjellë fustanin

(Kosova Sot)