Dalin pamjet nga ditëlindja luksoze e Morena Tarakut

  • 02 April 2019 - 11:17
Dalin pamjet nga ditëlindja luksoze e Morena Tarakut

Morena dje ka festuar ditëlindjen.

Morena Taraku ka zgjedhur një klub nate për të festuar ditëlindjen.

Ajo ka postuar disa pamje nga festa luksoze, ku duket se ka qenë e shoqëruar me miqtë e saj.

Morena nëpërmjet disa videove që ka shpërndarë në profilin e saj në ‘Instastory’ ka treguar se së bashku me miqtë e saj kanë festuar deri në orët e para të mëngjesit në një klub nate. 

Siç shihet nga pamjet nuk kanë munguar shishet e shumta me fishekzjarret, balerinat që kërcenin dhe sigurisht edhe torta e ditëlindjes mbi të cilën shkruhej një urim për këngëtaren. 

Edhe pse urimet nuk kanë pasur fund nga fansat dhe miqtë, ai që tërhoqi vëmendjen ishte ai i ish-partnerit të saj, Sasha Sobhani.

(Kosova Sot)