Aprililili...

  • 03 April 2019 - 09:58
Aprililili...

Hailey Baldwin merr një jogurt, derisa Justin ngjall supozime për shtatzëninë e të shoqes

Po kalon pak kohë në familje me bashkëshortin e saj Justin Bieber dhe prindërit Stephen dhe Kennya Baldwin, tash e disa ditë.

Kjo atmosferë argëtuese familjare ka vazhduar për Hailey Baldwin kur të dielën u pa me njerëzit e saj teksa kishte marrë jogurt të ngrirë te “Active Culture” në “Laguna Beach”, Kaliforni.

 Kjo dalje vjen pasi Justin kishte postuar një sonogram dhe një foto të Hailey teksa ajo prek stomakun e saj në një zyrë të mjekut derisa ka insistuar se asnjëra nuk ishin një gënjeshtër për një prillin.

Por, pak kohë pasi që Justin ka postuar një sonogram tjetër me një këlysh në foto, kjo e dëshmon se para së gjithash përsëri ishte një rreng.

(Kosova Sot)