Pushim e kishte

  • 04 April 2019 - 08:39
Pushim e kishte

Gigi Hadid me një palë pantallona të ngushtë dhe një xhemper të gjelbër neon theksohet kur ka një ditë të lirë S ë fundmi ajo ka lavdëruar miken e saj më të mirë, Taylor Swift, se gjithmonë i ka ndenjur pranë sa herë ajo ka kaluar nëpër periudha të vështira kohore.

Por, Gigi Hadid kësaj radhe ishte krejt e vetme duke ekspozuar figurën e saj derisa ishte shfaqur në Nju Jork. Supermodelja 21 vjeçe, e tëra ishte vëmendje në xhemperin e gjelbër neon të cilin e kishte kombinuar me një palë pantallona të ngushtë me ngjyrë të zezë.

Nga pantallonat me ngjyrë të zezë theksoheshin mirë edhe çorapët me ngjyrë të bardhë dhe atletet e bardha derisa përreth qafës kishte vënë një shall të hirtë. Ajo ishte përcaktuar për pak grim derisa flokun e kishte në një bishtalec

(Kosova Sot)