Fëmijët-aktorë më të pasur

  • 04 prill 2019 - 11:57
Fëmijët-aktorë më të pasur

Nga aeroplanët privatë e deri te pronat milionëshe, dhe nga gardëroba me firmë e deri te
veturat unike, nuk ka diçka që yjet nuk e posedojnë në Hollivud.Pastaj, ka aktorë fëmijë, që kanë
role të mëdha dhe e kanë dëshmuar suksesin e tyre.Ja disa nga aktorët fëmijë më të pasur

 

Image
SELENA GOMEZ

Selena Gomez u shfaq në televizion si vogëlushja Gianna te "Barney & Friends" nga viti 2002 deri më 2004. Pastaj kjo iu dha roli si Alex Russo në shfaqjen televizive të Diznit, "Wizards of Waverly Place". Gomez vazhdoi të rritet si aktore dhe si këngëtare. Në vitin 2019, pasuria e saj llogaritet të jetë rreth 50 milionë dollarë amerikanë.

 

 

 

Image
CHLOE GRACE MORETZ

 E lindur më 1997, aktorja e re tashmë ka shumë merita aktrimi në emrin e saj. Ka debutuar si 7 vjeçe në filmin "The Amityville Horror" dhe po të njëjtin vit ka siguruar nominimin e parë. Moretz ka vazhduar në filmat e suksesshëm, si "Hugo", "Kick-Ass", "Diary of a Wimpy Kid", "If I Stay" dhe "Neighbours 2". Në vitin 2019, pasuria e saj llogaritet të jetë rreth 12 milionë dollarë amerikanë.

 

 

 

Image
BROOKE SHIELDS

Brooke Shields me modelizëm ka filluar që para ditëlindjes së saj të parë dhe më pas ka bërë shumë reklama dhe fushata për "Calvin Klein" në adoleshencën e hershme. Në moshën 14 vjeçe, Shields ka thyer rekordin duke u bërë modelja më e re që ndonjëherë është paraqitur në ballinën e "Vogue". Përmes filmit të vitit 1978 "Pretty Baby", Shields ka depërtuar si aktore fëmijë dhe ka vazhduar me role të tjera. Pasuria e saj tani llogaritet të jetë 20 milionë dollarë amerikanë.

 

Image
MILEY CYRUS

 Miley Cyrus ka gjetur famën me hit seritë e Diznit "Hannah Montana", që për 5 vjet rresht ishte shfaqur në televizion. Për një episod kishte fituar 15,000 dollarë, por me shumë projekte që pasuan vitet në vijim, ajo ka fituar milionat. Cyrus filloi me rritjen në karrierë si aktore dhe këngëtare. Sipas të dhënave nga viti 2019, pasuria e saj llogaritet të jetë 160 milionë dollarë.

 

 

 

Image
MARY-KATE & ASHLEY OLSEN

 Kjo dyshe dinamike ka pushtuar ekranin e argjendtë për të parën herë si fëmijë, duke u shfaqur te "Full House". Më pas ato gjetën kompaninë e tyre "Dualstar", që ka prodhuar video të ndryshme, revista dhe projekte filmash. Më pas lansuan karrierën e tyre në modë dhe parfume. Sipas të dhënave nga viti 2019, pasuria e kombinuar e tyre arrin në 400 milionë dollarë.

 

 

 

Image
DANIEL RADCLIFFE

Emri Daniel Radcliffe është po aq i famshëm sa edhe emri Harry Potter. Ky aktor i ri anglez ka gjetur famën me rolin e tij ikonë klasik si Harry Potter, nga seritë e J.K. Rowling, që si film ia kishte arritur të fitonte rreth 6.5 miliardë dollarë! Radcliffe ka vazhduar me paraqitjen në filma shumë popullor. Sipas të dhënave nga viti 2019, pasuria e tij llogaritet të jetë rreth 110 milionë dollarë.

 

 

 

 

(Kosova Sot)