‘Lëre Stresin pë 5 milionë Euro’, shikoni si përgjigjet bashkëshortja e reperit

  • 04 April 2019 - 13:56
‘Lëre Stresin pë 5 milionë Euro’, shikoni si përgjigjet bashkëshortja e reperit

Reperi Stresi u arrestua me burg pasi u kap në një nga hotelet e Tiranës me drogë dhe armë pa leje. Ndërkohë një nga temat më të përfolura në media ka qenë fakti nëse bashkëshortja e tij do ndahej nga Stresi pasi ditën e arrestimit reperi u kap me një femër në dhomën e hotelit. Kejsi bashkëshortja e tij ka treguar se do të ejtë me të deri në momentet e fundit.

Shpesh herë ajo i përgjigjet pyetjeve të fansave dhe të shumtë janë ata që i bëjnë bukuroshes brune pyetje në lidhje me Stresin. Së fundmi, njëri prej tyre e ka pyetur se nëse do ta linte reperin nëse do t’i ofroheshin 5 milion euro, por përgjigja e saj i ka befasuar të gjithë.

“Se kisha ndërruar as për 5 bilion” ka shkruar Keisi në postimin e saj duke treguar kështu që është çmendurisht e dashuruar me Stresin.

(Kosova Sot)