Emily Ratajkowski, Sienna Miller dhe do çika tjera

  • 05 April 2019 - 09:14
Emily Ratajkowski, Sienna Miller dhe do çika tjera

Ngjarja ku ato morën pjesë ishte "Spring Gala", në Nju Jork E mily Ratajkowski ishte parë më herët gjatë ditës duke shëtitur rrugëve të Nju Jorkut, e veshur në stilin 'casual'. Por, pak orë më pas, ajo përjetoi një transformim glamuroz, derisa u pa në ndejën e organizuar në "Cipriani Wall Street", ku kishte edhe të famshëm të tjerë, si Sienna Miller, psh.

Modelja 27 vjeçe kishte veshur një mini ngjyrë të zezë, nga materiali i mëndafshtë, i cili ia vinte në pah asetet e saj. Aktorja nga filmi "I Feel Pretty" kishte kombinuar veshjen e saj me një palë çizmesh lëkure deri te gjunjët, të cilat ia jepnin tërë atë hijeshi që takat e larta ia japin një femre.

Sienna dukej thjesht sensacionale, me një fustan ngjyrë metalike, derisa pozonte për fotoaparatet e shumtë. 

(Kosova Sot)