Arsyet qesharake si janë paditur disa yje

  • 05 April 2019 - 12:42
Arsyet qesharake si janë paditur disa yje

Shumica e njerëzve ua kanë zili yjeve për faktin se janë të famshme dhe natyrisht, janë shumë të pasura. Në fakt, të famshmit paditen më shumë se secili person mesatar. Ja disa gjëra qesharake për të cilat yjet janë paditur në lidhje me fjalinë "më shumë të holla, më shumë probleme", e kjo për fat të keq duket e saktë

Image
ROB DULANEY KA PADITUR KIM KARDASHIAN-IN SE KA APLIKUAR PËR SHKURORËZIM

Martesa jetëshkurtër e Kim Kardashian-it me Kris Humphries edhe sot e kësaj dite inspiron lajme të ndryshme. Fakti se Kim kishte parashtruar kërkesën për shkurorëzim pas vetëm 72 ditëve ka mjaftuar që bota të flasë, por fakti se martesa ia kishte ofruar 18 milionë dollarë nga martesa e veçantë ka shkaktuar namin. Disa njerëz thanë se e tëra ishte reklamë dhe janë organizuar bojkote për" Keeping Up With The Kardashians". Një person që ishte ndjerë i fyer ishte komiku Rob Dulaney, që ka shkuar aq larg sa e ka paditur Kim-in, Ryan Secreast dhe "E"! për pjesën e tyre në atë që ishte ndjerë se ishte "martesë turpi".

 

Image
TINA SEALS POHOI SE BEYONCE NUK ISHTE NËNA E VËRTETË E VAJZËS BLUE IVY-S

 Që kur stomaku i Beyonce ishte rrafshuar gjatë një interviste, kishte zëra nëse ajo e kishte bartur apo nuk e kishte bartur fëmijën e saj të parë, Blue Ivy Carter. Natyrisht, Beyonce ka thënë se ajo e kishte lindur vajzën e saj. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar këtu teoritë e konspiracionit. Diçka që nuk ju kishte ndihmuar këtyre fjalëve ishte padia e vitit 2014, e dorëzuar nga Tina Seals. Në padi, gruaja ka pohuar se ajo, jo Beyonce, ishte nëna biologjike e Blue Ivy. Po e njëjta grua ka pohuar se ka sjellë në jetë edhe bijën e Kim Kardashian dhe Kanye West, vajzën, si dhe tre djemtë e Micheal Jackson-it.

Image
MILA KUNIS ISHTE AKUZUAR SE KISHTE VJEDHUR NJË PULË

Gjithsecili e ka një të kaluar, por kur je yll, dikush mund t'i kujtojë dhe t'jua hedhë për fytyre për të fituar financiarisht. Kjo është pikërisht ajo që kishte bërë Kristina Karo. Kjo grua pohon se ajo bashkë me Mila Kunis kanë shkuar bashkë në shkollë kur ishin në klasë të parë. Kështu, Mila shpesh ka shkuar në shtëpinë e saj dhe me gjasë i ishte ngjitur për pulën e saj me emrin Doggie. Pasi ishte zhdukur, Mila me gjasë ka rrëfyer se ia kishte vjedhur pulën. Si rezultat, Kristina kishte vuajtur nga stresi emocional. Ajo kishte pritur derisa Mila të bëhej yll dhe ka tentuar t'ia marrë 5,000 dollarë. Ec e kuptoje.

 

Image
DIAMOND DALLAS ËSHTË NDJERË SIKUR JAY-Z IA KA VJEDHË SHENJËN E FAMSHME ME DUAR "ROC NATION"

Edhe nëse nuk e dëgjoni muzikën e Jay-Z, me gjasë i dini nja dy a tri gjëra për të. Një, se është njeri me fat që Beyonce e ka përzgjedhur për burrë. E dyta, se brendin e tij të pllakave, "Roc Nation", ai e prezanton duke pozicionuar dy duart në formë diamanti. Në vitin 2005, Diamond Dallas ka paditur reperin se ia ka kopjuar gjestin, duke pohuar se ky ishte gjesti i tij, të cilin e quan "Diamond Cutter"

 

 

Image
KOMPANIA E TELEFONAVE TË MENÇUR KA PADITUR KIM KARDASHIAN-IN SE UA KA DOBËSUAR SHITJET

Me më shumë se 100 milionë ndjekës në "Instagram", lirisht mund të themi se ndikimi i Kim Kardashian-it arrin qëllimet. Kur Kim nënshkruan një produkt, praktikisht mund të vësh bast se njerëzit do ta blejnë, duke e bërë kompaninë më të pasur se e ka angazhuar atë. Kjo ka ndodhur kur Kim ka prezantuar "LuMee", një kompani që krijon dritat për kornizën e telefonave. Shitjet e tyre ishin shtuar si rezultat i kësaj. Por, gjërat nuk shkuan mirë për konkurrencën e "LuMee" atë "SnapLight". Në vitin 2017, kompania ka dorëzuar një padi kundër Kardashian-it dhe ka thënë se "LuMee" ia ka "vështirësuar" gjërat në treg.

(Kosova Sot)