Kuqezi...Armenia?

  • 05 April 2019 - 15:19
Kuqezi...Armenia?

NT. Kylie Jenner, bukuroshja nga një familje me prejardhje armene, është parë e shoqëruar me një shoqe, derisa vet ishte veshur me të kuqe, shoqja ishte e veshur me të zeza

Mungonte vetëm edhe t’i bashkonin duart dhe, rrap-rrap, ta bënin simbolin e shqiponjës. Ngjyrat kuq e zi ishin aty. Kylie Jenner është parë kështu me asistenten e saj, ku vet ishte e veshur kuq, e asistentja me rroba të zeza. Bukuroshja 21 vjeçe me këtë rast flokët i kishte mbledhur pas kokës dhe ia kishte qitur dorën mbi krahë Victorias, asistentes së saj.

Më pas ato u ndalën diku për të ngrënë, me ç’rast ishin në qendër të vëmendjes të të pranishmëve.

(Kosova Sot)