I pëlqejnë sendet e shtrenjta

  • 05 April 2019 - 15:22
I pëlqejnë sendet e shtrenjta

Kim Kardashian shihet e rrethuar me kuti, ku shihet emri i markës “Chanel”, sikur të ishte ndonjë çikë katundi, që pozon me ‘teshat’ e çejzit, që ia ka sjell burri

I pëlqen që të rrethohet nga luksi, o daj’ dhe s’ke çka i bën.

Edhe kësaj radhe, Kim Kardashian është parë duke pozuar e shtrirë në një kauç ngjyrë bezhë, me rroba sikur ta kishin përlarë qentë e rrugës, derisa shihet e rrethuar me kuti të shumta dhe me çanta luksoze, të markës “Chanel”. Bukuroshja 38 vjeçe me këtë rast dukej e qetë dhe e relaksuar.

Nuk e dimë a e kanë paguar që të bëjë reklamë për këtë markë të njohur, apo e ka bërë këtë, thjesht, nga budallallëku i vet?!

(Kosova Sot)