Kandidate për presidente në SHBA? Angelina Jolie çmend rrjetin me përgjigjen

  • 05 April 2019 - 16:01
Kandidate për presidente në SHBA? Angelina Jolie çmend rrjetin me përgjigjen

Ajo është një aktoret me famë botërore më të dashura për publikun.

Angelina Jolie cilësohet si një ndër femrat më të bukura të kinematografisë botërore.

Në një intervistë të dhënë së fundi për “People” aktorja i ka habitur të gjithë pasi ka lënë të hapur opsionin se një ditë do të bëhet presidentje e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Intervista ka bërë xhiron e rrjeteve  në të  gjithë botën e shumë prej komenteve janë mjaft positive dhe e mbështesin atë duke i kërkuar që të kandidojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kur u pyet për këtë çështje Jolie tha tekstualisht kështu: “Kurrë mos thuj kurrë”, gjë e cila ka ngjallur shumë aludime se ndoshta së shpejti do të kemi një kandidaturë të sajën. Por gjithsesi për të mësuar më shumë na duhet të presim ndonjë deklaratë konkrete.  Të themi të drejtën një presidente si Angelina do të na pëlqente shumë.

Përveç se një aktore e njohur, ajo është edhe një aktiviste dhe ka ndërmarrë shumë nisma për të drejtat e grave.

(Kosova Sot)