E pyesin sa merr për një koncert, Greta Koçi nuk ngurron të kthejë përgjigje: Më shumë…

  • 05 April 2019 - 16:05
E pyesin sa merr për një koncert, Greta Koçi nuk ngurron të kthejë përgjigje: Më shumë…

“E kuqe” është kënga e saj më e re, e cila menjëherë ka patur një impakt pozitiv te publiku shqiptar.

E kuptuat se është fjala për këngëtaren e njohur, Greta Koçi, e cila gjithmonë mundohet që të ketë bashkëbisedim me fansat e saj të shumtë. Për këtë arsye, ajo herë pas here u kërkon ndjekësve në “Instagram” që të bëjnë pyetjet që ata dëshirojnë, e më pas Greta t’u përgjigjet.

Një gjë të tillë ka bërë edhe së fundmi, ku një ndjekës e ka pyetur: “Kot një pyetje pak me spec, sa merr për një koncert?”.

Greta ka vendosur që ta publikojë pyetjen, e sigurisht edhe t’i përgjigjet fansit i cili është kurioz rreth kësaj çështje.

“Ishte tamam me spec. Po janë pak personale këto gjëra dhe sikur nuk tregohen. Më shumë rëndësi ka që kam koncerte kudo ku ka shqiptarë dhe mbushem me shumë dashuri nga çdo koncert që jap”, i përgjigjet këngëtarja duke mos përmendur shifra.

Image

(Kosova Sot)