E pyesin pse nuk e shfaq burrin në fotot e dasmës, flet Gresa

  • 05 April 2019 - 20:29
E pyesin pse nuk e shfaq burrin në fotot e dasmës, flet Gresa

Martesa e Gresa Behlulit ishte një ngjarje e cila javën e fundit mori goxha vëmendje.

Pas festave të njëpasnjëshme vetë këngëtarja ka pushtuar rrjetet sociale duke postuar një varg fotografish, nga nata e kanës dhe dasma.

Sidoqoftë, në asnjërën prej tyre nuk figuron bashkëshorti dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.

Një prej tyre e ka pyetur për bashkëshortin dhe përgjigjen, Gresa ka preferuar ta japë indirekt.

Ajo ka aprovuar komentin e një tjetër ndjekësi i cili i propozonte ‘të shqetësuarit’ që të kërkojë dasmën në Youtube për të hequr merakun e paraqitjeve të përbashkëta të çiftit.

Në 10 vite lidhje, pak e hiq është ditur mbi personin e zemrës së Gresës, e gjithë kjo për faktin e tendencës për të mbajtur profil të ulët jashtë vëmendjes së publikut.

Image

(Kosova Sot)