Bebe Rexha në pritje të ëmbël? Fotografohet me barkun e rrumbullakosur në Londër

  • 05 April 2019 - 21:04
Bebe Rexha në pritje të ëmbël? Fotografohet me barkun e rrumbullakosur në Londër

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është përfolur së fundmi se është në pritje të ëmbël. Dyshimet për shtatzëninë erdhën pasi ajo u fotografua në rrugët e Londrës me barkun e rrumbullakosur.

Fansat e saj menjëherë nisën aludimet dhe publikuan fotot e Bebes në rrjetet sociale. Bebe reagoi menjëherë rreth këtyre thashethemeve, duke mohuar çdo gjë.

Ajo u shpreh se është vetëm e mbushur dhe jo në pritje të ëmbël: “Jo, jam topolake!”. Rexha sqaroi në “Twitter” se ky keqkuptim lindi nga fakti se ajo kishte veshur xhinse të ngushta.

(Kosova Sot)