Flutur-flutur, cila jeni më e bukur

  • 06 April 2019 - 08:20
Flutur-flutur, cila jeni më e bukur

Kendall Jenner, mysafire nderi në Australi me rastin e hapjes së dyqanit “Tiffany & Co.”

Ajo ishte mysafire nderi te hapja e dyqanit “Tiffany & Co.”, në Sidnej. Kështu, Kendall Jenner ishte përkujdesur që t’i largojë të gjitha barrierat gjatë vizitës së saj 24 orëshe në Australi, duke mos i lënë shpenzimet anash kur bëhet fjalë për bizhuteritë.

Modelja e brendit “Victoria's Secret”, 23 vjeçe, me dukjen e saj kishte tërhequr shumë vëmendje përmes një qafores në formë të fluturës, që kishte më shumë se 400 safire pink.

Aksesorin e shtrenjtë, që peshonte 11 karatë, ajo e kishte kombinuar me një fustan të shkurtë po ashtu me ngjyrë pink dhe ishte pjesë e koleksionit “Ingie Paris' Spring/Summer '19”.

(Kosova Sot)