Georgina tregon takimin e parë me CR7: Ishte dashuri në shikim të parë për të dy

  • 06 April 2019 - 10:09
Georgina tregon takimin e parë me CR7: Ishte dashuri në shikim të parë për të dy

Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, ka pranuar se ajo ra në dashuri me shikim të parë me yllin e futbollit, teksa u takuan për herë të parë në Madrid, kur punonte në një dyqan rrobash. Ajo pretendon se ndjenja ishte e ndërsjellë, pas takimit të tyre të qershorit 2016.

Georgina i tha revistës italiane “Elle”: “Takimi i parë me Ronaldon ishte në një dyqan Gucci, ku punoja si asistente shitjesh. Ditë më vonë e pamë njëri-tjetrin përsëri në ceremoninë e një marke tjetër veshjesh. Aty mundëm të flisnim të relaksuar, jashtë ambientit tim të punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”.

25-vjeçarja, e cila ndërroi Madridin për Torinon në verën e kaluar, pasi Cristiano Ronaldo nënshkroi për Juventusin, tregoi një “foto idilike” të jetës së saj në qytetin e ri, në shtëpi me yllin portugez, i cili është partneri i saj prej gati tri vitesh. Çifti ka edhe një vajzë 1-vjeçare, e quajtur Alana Martina. 

Vetë Georgina ka lindur nga një mami spanjolle dhe baba argjentinas. Gjithashtu, ajo po rrit dy binjakët e Cristianos, afër 2 vjeç, Eva dhe Mateo, si dhe djalin 8-vjeçar, Cristiano Jr, të cilët kanë lindur nga nëna “surrogato”. Georgina pranoi në një intervistë me revistën spanjolle “Hola”, në shkurt, se do të donte të bëhej gruaja e yllit të futbollit. 

Ajo tha se dita tipike përbëhej nga zgjimi i fëmijëve, veshja e tyre, mëngjesi para se të luajë me ta, dhe përgatitja e drekës. Pastaj i fut një sy gjumë dhe shkon në palestër, bashkë me CR7. 

(Kosova Sot)