Çifti i famshëm ndoqi nga afër koncertin e këngëtarit shqiptar: Nuk mund të kisha…

  • 06 April 2019 - 12:53
Çifti i famshëm ndoqi nga afër koncertin e këngëtarit shqiptar: Nuk mund të kisha…

Këngëtari i njohur shqiptar, Stanaj, ka nisur një turne në Amerikë dhe i radhës ishte në Los Angeles.

Në një postim në “Instastory”, ai ka zbuluar se gjitha biletat për koncertin e tij ishin shitur.

Më pas, Stanaj ka ndarë me ndjekësit e tij të shumtë momente nga performaca e tij.

Gjithashtu ai ka publikuar edhe një foto me çiftin më të ri të showbiz-it botëror. Është fjala për këngëtaren Jessie J dhe aktorin Channing Tatum, të cilët kanë ndjekur nga afër koncertin e reperit Stanaj.

“Falminderit që erdhët!”, shkruan Stanaj në foton e publikuar në “Instastory” ku shfaqet së bashku me çiftin.

Gjithashtu Jessie J e ka publikuar këtë foto në “Instastory”-n e saj ku shkruan: “Nuk mund të kisha munguar. Zonja dhe zotërinj, Stanaj”.

Ndërkohë kujtojmë se “Sweat” titullohet projekti i fundit muzikor nga Stanaj, i publikuar një muaj më parë.

(Kosova Sot)