Lëshoni pak hapësirë tani

  • 07 April 2019 - 08:55
Lëshoni pak hapësirë tani

 

Beyonce në bashkëpunim me ‘Adidas’-in sjell linjën e veshjeve dhe mbathjeve

Beyonce ka paralajmëruar se do të bashkëpunojë me ”Adidas” për një linjë të veshjes dhe të mbathjeve, pasi i ka blerë të drejtat për “Topshop”, për brendin e saj “Ivy Park”. Këngëtarja e hitit “Lemonade”, 37 vjeçe, së pari në këtë biznes u shfaq dy vite më parë kur ka lansuar brendin e saj “Ivy Park” në bashkëpunim me pronarin miliarder të “Topshop”, Philip Green.

Në muajin nëntor Beyonce ka blerë “Green” pasi ai ishte akuzuar për abuzime racore dhe seksuale. Tash duket se Beyonce është kthyer në biznesin e veshjeve sportive, kjo pasi tashmë ajo është bashkuar me“Adidas” për të lansuar linjën e re të veshjeve dhe mbathjeve.

'Ky është një partneritet që e kam pritur gjithë jetën time' ,ka thënë fituesja e çmimit “Grammy” në një konferencë për shtyp.

(Kosova Sot)