Jonida Maliqi ‘ndez’ Holandën, të huajt e mirëpresin plot brohorima

  • 07 April 2019 - 12:15
Jonida Maliqi ‘ndez’ Holandën, të huajt e mirëpresin plot brohorima

Këngëtarja Jonida Maliqi tashmë e ka nisur rrugëtimin e saj drejt ‘Eurovizion’. Prej disa ditësh, ajo ndodhet në Amsterdam, ku dhe ka marrë pjesë në ‘Eurovision in Concert’  së bashku me të gjithë konkurentët pjesëmarrës. E veshur me portokalli, Jonida ka performuar këngën ‘Ktheju tokës’ dhe duket se e ka shijuar skenën.

Në fund të performancës, publiku e ka duartrokitur dhe brohoritur fort këngëtaren shqiptare. ‘Faleminderit shumë! Jam e lumtur që jam këtu. Ju dua’, është shprehur Jonida e emocionuar.

Kujtojmë që Maliqi do të performojë në 16 maj, në gjysmëfinalen e dytë, menjëherë pas Rusisë.

(Kosova Sot)