Plas sherri mes Noizy-t dhe Oriola Marashit, si i doli nga qejfi fotomodelja seksi

  • 07 April 2019 - 12:22
Plas sherri mes Noizy-t dhe Oriola Marashit, si i doli nga qejfi fotomodelja seksi

Modelja Oriola Marashi kishte premtuar një këngë me grupin OTR, më saktë me liderin e tij Noizy-n, por mesa duket kjo nuk do të ndodhë, pasi dyshja duket se e ka prishur raportin mes tyre.

Reperi Noizy dhe Oriola njiheshin për shoqërinë e tyre të ngushtë, duke qenë se ajo ishte për një kohë të gjatë pjesë e grupit OTR, por duket se marrëdhëniet nuk janë më aq të mira aktualisht.

Kohët e fundit, ajo është distancuar nga Noizy dhe për më tepër në rrjetet sociale nuk kemi më foto, ku ata të dy të shihen bashkë, duke qenë se kanë shumë kujtime nga miqësia e ngushtë me njëri-tjetrin.

Dikur, Oriola i thërriste Noizy-t “mbret”, por mesa duket tani nuk ndan të njëjtin mendim. Ata nuk ndiqen në profilin “Instagram” me njëri-tjetrin dhe kjo zbulohet po të bësh një kontroll të thjeshtë te miqtë e secilit.

Megjithatë, nuk është hera e parë që ndodh kjo krisje mes tyre. Noizy, para disa muajsh, postoi një foto ku tregonte se pas një zënke, modelja e kishte bërë ‘unfollow’, por me sa duket në atë kohë i kishin zgjidhur problemet dhe Oriola nisi ta ndiqte sërish në “Instagram”.

Reperi e ndau këtë fakt me të gjithë, shoqëruar me një të qeshur, duke lënë të kuptohet se ajo që pendohet dhe që i shkon pas Noizy-t është pikërisht Oriola. Të gjithë menduam se marrëdhëniet midis tyre u rikuperuan dhe tashmë do t’i shihnim si më parë, por u gabuam. Sipas miqve të tyre, ata paskan pasur një tjetër mosmarrëveshje mes tyre dhe kjo vërtetohet edhe më shumë me faktin se nuk ndiqen në “Instagram”.

Tani s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim një tjetër postim nga reperi, nëse do të ketë! Ndërkohë, kujtojmë që ka kaluar mbi një vit që kur Oriola Marashi postoi në “Instagram”-in e saj një foto me Noizy-n dhe Varrosin, duke njoftuar kështu përfundimin e klipit të saj të parë me grupin OTR.

Ishte koha kur dukej se Noizy e kishte me shumë qejf Oriolën, duke deklaruar se ajo do të ishte imazhi femëror i grupit, me të cilën do të realizonin këngën e radhës, duke e afirmuar kështu si këngëtare. Por duket se reperit i doli nga qejfi në pak kohë Oriola, edhe pse është fotomodelja më seksi e momentit.

Me veshjen e kuqe, linjat e bukura dhe shtatlartësinë, sopranoja dhe modelja 22-vjeçare pozonte para një viti mes reperave të famshëm të grupit “OTR”, Noizy-t dhe Varrosit, duke krijuar treshen më intriguese në showbiz.

(Kosova Sot)