Rita Ora merr më shumë vëmendje se nusja

  • 08 April 2019 - 08:56
Rita Ora merr më shumë vëmendje se nusja

Ajo ishte një nga shumë mysafirët e klasës së lartë që kishte marrë një ftesë për të marrë pjesë në dasmën e disenjatorit të famshëm. Këtë të shtunë, bukuroshja nga Prishtina, Rita Ora, e tëra ishte vëmendje derisa kishte marrë pjesë për bashkimin e zemrave të Marc Jacobs dhe të Char Defrancesco, e ceremonia e dasmës ishte mbajtur në qytetin e Nju-Jorkut.

Bukuroshja ishte veshur për t’u dalluar nga turma, një fustan me detaje me prerje artistike. Këngëtarja 28 vjeçe fustanin e saj pa rripa e kishte kombinuar me një qafore të guximshme, një palë vathë koordinues, xhingla dhe një çantë të kaltër.

Flokun e saj të verdhë Rita e kishte të lirë në stil kaçurrelash. Për grimin e saj, ajo ishte përcaktuar për lajnerin këndor, faqet pink dhe një buzëkuq të guximshëm.

(Kosova Sot)