Ana e errët e muzikës

  • 08 April 2019 - 09:02
Ana e errët e muzikës

Bebe Rexha thotë se ishte peng i anës së errët të muzikës

Bebe Rexha ka folur për përvojat e saj te 'ana e errët e industrisë muzikore'. Këngëtarja 29 vjeçe, që ishte nominuar për dy shpërblime “Grammy” këtë vit, ka folur për “Marie Claire UK” për betejën e saj me ankthet, teksa tregon se si kompania muzikore 'ka refuzuar ta publikojë muzikën e saj'. 

Bukuroshja nga Nju Jorku e pranon se është ndier 'e ngujuar dhe pashpresë’ sepse kompania muzikore po e 'mbante peng' – që përfundimisht ka shkaktuar te ajo depresion dhe ankthe. Pos se Bebe është këngëtare e njohur, ajo njihet edhe për shumë tekste të shkruara për yjet, vlen të theksohet hiti “The Monster” për dyshen Eminem dhe Rihanna.

(Kosova Sot)