Bebe Rexha flet shqip në emisionin e famshëm amerikan

  • 08 April 2019 - 11:55
Bebe Rexha flet shqip në emisionin e famshëm amerikan

Bebe Rexha ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “The Jonathan Ross Show”, ku që në fillim të intervistës pohoi se di të flasë shqip.

Moderatori i njohur Jonathan  Ross në një moment i thotë se je nga Shqipëria dhe më pas e pyeti këngëtaren: “A flet shqip?”.

Pa kurrfarë hezitimi u përgjigj, ylli i muzkës tha: “Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”.

Ndërkohë gjatë intervistës, Bebe foli edhe për deklaratën e saj se disa nga stilistët botërorë nuk kanë pranuar ta veshin në evenimente të ndryshme, me justifikimin se ajo është e shëndoshë.


U kam shkruar stilistëve të mëdhenj dhe ata nuk pranuan të më vishnin sepse më konsiderojnë shumë të shëndoshë. Por mua më pëlqejnë linjat që kam. Megjithatë më lënduan sepse gjatë gjithë jetës sime jam përballur me peshën”, tha këngëtarja me origjinë shqiptare.

(Kosova Sot)