Fejohet Morena Taraku?

  • 08 April 2019 - 12:40
Fejohet Morena Taraku?

Vitin e kaluar është përfolur për një lidhje dashurie mes Morena Tarakut dhe miliarderit Sasha Sobhani, të cilën ajo nuk e pranoi asnjëherë.

Aludohet se modelja i ka dhënë fund kësaj lidhje që disa muaj, por së fundmi ajo ka vendosur të filloj romancën me dikë tjetër.

Në një foto në Instagram, ajo ka postuar një unazë të vendosur në gisht, ku shkruan “I said Yes” e që na lë të kuptojmë se e ka pranuar personin që i ka propozuar.

Ndërsa në një postim të fundit ajo ka bërë të ditur se është ‘bose e vetes’ dhe se e ka blerë vetë unazën.

(Kosova Sot)