Mbretëresha e këngës popullore, falendëron të gjithë ata që e begatuan Sofrën e Dashurisë

  • 08 April 2019 - 21:38
Mbretëresha e këngës popullore, falendëron të gjithë ata që e begatuan Sofrën e Dashurisë

Në ceremoninë e dasmës së këngëtares së njohur Gresa Behluli, ishin të ftuar qindra mysafirë, që e begatuan edhe më shumë dasmën, të emërtuar "Sofra e dashurisë", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

E për këtë respekt, që ia falën miqtë, Mbretëresha e muzikës popullore Shkurte Fejza, në profilin e saj në Facebook, ka shprehur mirësinë e saj.

Ky është postimi i plotë:

"Sofra e Dashurisë u quajtë dasma e vajzes time Gresa Behluli dhe pajtohem plotësisht dhe dua t’I falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ishin present. 
Pajtohem sepse i ftova me zemër të hapur dhe me dashuri te madhe. Erdhën dhe hyë në zemrën time me zemrat e tyre të bardha dhe e shumëfishuan rrezatimin pozitiv me dashuri dhe respekt. Koleget dhe kolegët e mi ma mbushën zemren me artin, me shpirtin e tyre të madh dhe zemrat e tyre të çiltëra si asnjëherë më pare dhe ngritën nivelin e dasmës në përmasa spektakulare. Kënduan me pasion sikur për fëmijët e tyre dhe krijuan madhështi dhe uroj që të përjetojmë këtë kënaqësi në dasmat e fëmijëve të tyre dhe të gjithë shqiptarëve. Andaj edhe dua t’i falënderoj nga zemra: znj. Irma Libohova, z. Ilir Shaqriri, Vëllezërit Korçarë z. Edri&Stefi, znj. Mihrije Braha me z. Naim Abazi, znj. Gili Berani me z. Ilir Berani, znj. z. Malesorin.Violeta Kajtazi, znj, Mimoza Mustafa me z. Shkumbin Kryeziu dhe të gjithë pjesëmarrësve që festuan dhe u gëzuan bashkë me ne. Gjithëmonë dasma, gëzime dhe festa paqi në familjet tuaja. Zoti ju bekoftë".

 

 

(Kosova Sot)