Plot me zinxhirë

  • 09 April 2019 - 09:12
Plot me zinxhirë

Olivia Culpo ekspozon linjat e saj kur del për darkë

Që kur është shpallur “Miss Universe”, është bartur në një aktore dhe modele të jashtëzakonshme. Dhe tani, Olivia Culpo e tëra ishte me stil derisa kishte dalë për darkë te “Craig's” në Hollivuvdin Perëndimor.

Bukuroshja nga filmi “Model Squad”, 26 vjeçe, ka treguar linjat e saj mirë të formuara e veshur me një bluzë të shkurtë pa rripa dhe kishte një vrimë të lezetshme.

Bluzën e saj të shkurtë e kishte kombinuar me një palë pantallona me bel të thellë dhe me ngjyrë të zezë si dhe shumë zinxhirë.

Pantallonat me zinxhirë i kishte futur në çizme derisa kishte theksuar fort belin me një rrip të argjendtë prej lëkure. Gjithçka kishte plotësuar me një çantë klasike “Chanel” me zinxhir.

(Kosova Sot)