Të famshmit që janë akuzuar se janë manipulues

  • 09 April 2019 - 12:33
Të famshmit që janë akuzuar se janë manipulues
Image
Bradley cooper

Nëse është për t'ju besuar burimeve nga brenda, Bradley Cooper ka dashur aq shumë një Oskar për filmin "A Star Is Born" saqë ishte në gjendje që potencialisht t'ia thyejë zemrën bashkë-yllit. Një burim i ka thënë "Page Six' se kimia e Cooperit dhe e Lady Gaga-s nuk ishte aksidentale. Një burim i dytë nga brenda ka thënë se Cooper po "milte" lidhjen e tij me "Mother Monster" për të marrë vëmendjen e Oskarëve 2019.

 

Image
Calvin Harris

Taylor Swift ka një shprehi për t'i përfshirë ish- të dashurit e saj në muzikën e saj, por me gjasë ajo ka takuar sojin e saj kur ajo dhe Calvin Harris u ndanë në verën e vitit 2016. Pas ndarjes, krejt papritmas ishte zbuluar se Swift ka bashkëshkruar hitin me Harris-in, "This Is What You Came For", me pseudonimin Nils Sjoberg. Pas ndarjes, "TMZ" ka pohuar se Swift i ka dashur meritat, duke raportuar se "skuadra e saj ishte e sëmurë, pasi Calvin ka përjashtuar Taylor-in dhe ndihet sikur ai duhet të jetë falënderues përse ka heshtur dhe i ka dhënë një hit të madh".

Image
Ariana grande

Kur Ariana Grande ka lansuar "7 Rings" në janar të vitit 2019, shumë reperë, përfshirë edhe Soulja Boy dhe Princess Nokia, e kanë akuzuar atë se ka kopjuar punën e tyre. Ajo nuk e kishte ditur atë, por disi ajo i ishte përgjigjur reperit 2 Chainz, që po ashtu kishte vërejtur ngjashmëritë. Ai ka pohuar se kënga e saj ka kopjuar këngën e tij "Spend It". Shtëpia e zjarrtë pink dhe efektet te video e saj "7 Rings" po ashtu duken sikurse videoja e tij "Door Swangin'".

 

Image
Meghan Markle

Meghan Markle ishte akuzuar se kishte shfrytëzuar të tjerët si gur për të shkelur mbi ta para se të martohej me Princin Harry dhe u bë Dukesha e Saseksit. Piers Morgan ka pohuar se ai dhe Markle ishin miq para se ajo ta ketë takuar Princin Harry, por ai pohon se ajo e kishte ndjekur si hije dhe "shoqëria e ka ngjitur jashtë orbitës së tij". Morgan nuk është i vetmi që thotë kështu. Një nga miket e fëmijërisë së Markle, Ninaki Priddy, ka thënë se Markle ka braktisur miqtë dhe bashkëshortin e saj të parë, producentin Trevor Engelson, pasi ka arritur famën në "Suits".

Image
Kimye dhe Taylor Swift

Armiqësia e Taylor Swift dhe Kanye West ka filluar më 2009, kur ai e ka ndërprerë në "MTV Video Music Awards". Gjërat vërtet u përkeqësuan më 2016, kur West ka lansuar "Famous". Në atë këngë ai thotë: "Ndihem sikur unë dhe Taylor mund të bëjmë ende seks / pse? E kam bërë atë bushtër të famshme". Sido që të jetë, gruaja e West, Kim Kardashian i ka thënë "GQ"-së se Swift në fakt i ka dhënë leje West-it që ta përdorë emrin e saj në këngë. Përfaqësuesit e saj e kanë mohuar këtë, por Kardashian ka lansuar një incizim ku, sipas saj, Swift miraton kërkesën e West-it për të.

 

Image
Drake

Sjelljet skematike të Drake me gjasë fluturojnë nën radar. Ai është akuzuar se ka ofruar një marrëdhënie të tërë të rreme me Jennifer Lopez-in për shtypin. Sido që të jetë, një promovues i klubit të natës, që kishte qenë i pranishëm në një klub nate gjatë një incidenti, ka thënë për "Complex" se Brown me gjasë ka dërguar një shishe me shampanje për Drake, që ia kishte kthyer me një notë vulgare për Rihanna, me të cilën që të dy kishin një dashuri.

 

(Kosova Sot)