Rita në Prishtinë, ja nga kush shoqërohet

  • 09 April 2019 - 14:07
Rita në Prishtinë, ja nga kush shoqërohet

Rita Ora dje ka arritur në Kosovë.Ajo kësaj radhe në vendlindje po qëndron me një mision bamirësie.

Bukuroshja në Kosovë po shoqërohet nga babai i saj, Besnik Sahatçiu, i cili në rrjete sociale publikoi një video nga sheshi “Skënderbeu”.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita do të takohet me gratë e dhunuara, ndërsa erdhi në kuadër të misionit të bamirësisë në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Image

(Kosova Sot)