Rona Nishliu Quartet, publikojnë këngën 'Mallëngjimi'

  • 10 April 2019 - 14:56
Rona Nishliu Quartet, publikojnë këngën  'Mallëngjimi'

Në prag të lansimit të albumit të dytë "MINDIL", këngëtarja e njohur nga Mitrovica Rona Nishliu Quartet lansojnë videon e parë zyrtare "Mallëngjimi", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të zanit të ëmbël, Muharrem Qena, vjen në një variant të përpunuar nga Rona Nishliu Quartet, si një falenderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretin, e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përrocken e fshatit... Mërgimi nuk është i lehtë e mallëngjimi është shoqërues i përhershëm...



Kjo kangë është paralajmërim për albumin e dytë të kuartetit, që promovohet me koncertin premierë në Prishtinë më datë 24 prill. Për më tepër detaje për koncertin, ju informojmë në vijim.

(Kosova Sot)