Pamje ekskluzive, Rita Ora realizon paraqitjen e parë para mediave

  • 10 April 2019 - 16:30
Pamje ekskluzive, Rita Ora realizon paraqitjen e parë para mediave

Rita shfaqet në takimin e parë në Kosovën në kuadër të UNICEF.

Rita Ora ka qenë e pranishme në një mbledhje gjatë ditës së saj të dytë në Kosovë.

E për tre ditë me radhë Rita do të mbajë takime dhe do të vizitojë nga afër familjet në nevojë dhe fëmijët që jetojnë në kushte të rënde.

Rita këtë herë vjen në Kosovë si ambasadore e UNICEF dhe ka zgjedhur që të fillojë rolin pikërisht në vendlindjen e saj.

Derisa gjatë ditës së djeshme Rita ka vizituar nga afër disa vende ku jetojnë kosovarët në gjendje të mjerueshme, sot ka marrë pjesë në një mbledhje të organizuar nga UNICEF, ku ndër të tjera ka thënë se është shumë e lumtur që gjendet në Kosovë.

(Kosova Sot)