Ka kohë për martesë

  • 11 April 2019 - 09:39
Ka kohë për martesë

Jennifer Lopez teksa promovon këngën e saj në Nju- Jork, bën të ditur se nuk ka në plan një datë për martesë

Jennifer Lopez po bën xhiron e madhe nëpër Nju- Jork këtë javë, në mënyrë që të promovojë këngën e saj më të re me titull “Medicine”, me reperin French Montana.

Kësaj radhe, bukuroshja dhe këngëtarja 49 vjeçe përsëri u pa me një jelek të gjatë të leshtë dhe një bluzë të bardhë derisa veshur kishte dhe një palë pantallona të gjera.

Ish-ylli i “Fly Girl” kishte disa intervista, një prej tyre ishte me “KTU's Cubby and Carolina In The Morning”! Gjatë intervistës, që u shfaq të mërkurën, bukuroshja ka folur për planet e saj për martesë me yllin e bejsbollit Alex Rodriguez.

Lopez dhe Rodriguez u fejuan në mars gjatë pushimit të tyre në Bahame. Latinia ka bërë të ditur se planet për martesë ende as që kanë filluar.

(Kosova Sot)