Mos i merr afër zemrës

  • 11 April 2019 - 09:45
Mos i merr afër zemrës

Katy Perry ia kishte dhënë disa këshilla këngëtares Dua Lipa

Image

Dua Lipa ka përparuar shumë, por ajo e di po ashtu se fama vjen me disa dështime. Për fat të mirë për këngëtaren, ajo ka pranuar disa fjalë të mençura dhe këshilla nga mbretëresha e popit Katy Perry se si ta ruajë famën.

Ylli 23 vjeçe ka takuar këngëtaren e hitit “Fireworks” kur kishte filluar të bënte emër për veten në industri dhe kishte treguar se çfarë duhej mos të bënte kur të fillojë të jetë e famshme.

Dua ka shpjeguar për revistën “Elle”: ‘Kur kam takuar Katy Perry-n, ajo më tha, “shpresoj mos të hulumtosh për emrin tënd”.

Ajo më tha, “kështu kam bërë unë në fillim të karrierës, dhe jam shqetësuar dhe mërzitur se çfarë secili tabloid ka thënë diçka për mua”.

Më pas ajo i ka thënë, “Mos i merr ngatë zemrës. Mos i lexo ato m*t lajme, sepse do të ndalojnë të bësh atë që dëshiron ta bësh’.

(Kosova Sot)