Linda Halimi rikthen format, sjell foton e parë pas lindjes së vajzës

  • 11 April 2019 - 11:30
Linda Halimi rikthen format, sjell foton e parë pas lindjes së vajzës

Linda Halimi tashmë ka rikthyer format e trupit.

Ka pak javë që këngëtarja Linda Halimi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me bashkëshortin amerikan.

Ndërsa tani Linda ka befasuar ndjekësit e saj, duke postuar një fotografi ku shihet me linja shumë të mira të trupit, sa që duket sikur të mos kishte qenë shtatzënë fare.

Duket se këngëtarja ka gjetur mënyrën efektive për të humbur në peshë dhe po i funksionon gjithmonë shumë mirë, pasi ajo njihet në fillimet e karrierës si një vajzë e plotë.

Por që nga koha kur ka shkuar në Amerikë, Linda ka ndryshuar stilin e saj të jetës, duke u marrë me dieta dhe palestër dhe tani nuk po i ndahet këtij stili.

(Kosova Sot)