Ndryshimi drastik i Kanitës, fansat e krahasojnë me këngëtaren e famshme

  • 11 April 2019 - 13:44
Ndryshimi drastik i Kanitës, fansat e krahasojnë me këngëtaren e famshme

Ajo u bë e famshme nga “X Factor”, ku i befasoi të gjithë me zërin e veçantë. Ishte më e vogla e atij edicioni, por me talentin e saj arriti që të ecte përpara.

Është fjala për këngëtaren Kanita, e cila nuk iu ndal muzikës për asnjë çast. Së fundmi ajo mori pjesë në “Kënga Magjike”, ku projekti i saj u prit shumë mirë nga publiku.

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku poston foto të saj të ndryshme. Me një postim të bërë së fundmi, Kanita i ka shokuar fansat, pasi në foto duket shumë ndryshme nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Madje ndjekës të shumtë e kanë krahasuar Kanitën me këngëtaren e famshme, Zara Larsson.

(Kosova Sot)