Rrëfimi i këngëtares së njohur: I jepnim makinës zhveshur, kemi bërë çmendurira

  • 11 April 2019 - 15:06
Rrëfimi i këngëtares së njohur: I jepnim makinës zhveshur, kemi bërë çmendurira

Mel B pasi rrëfeu për marrëdhëniet seksuale me shoqen e grupit, Gerin (gjë që u mohua nga ana e saj), tani në një tjetër rrëfim nga autobiografia e saj (publikuar më 2002-shin), rrëfen netët e çmendura që kanë kaluar bashkë.

“I jepnim makinës me gjoksin jashtë kur ishim në autostradë, për të qeshur, në orët e para të mëngjesit”.

Sipas asaj që tregon Mel, ajo dhe Geri silleshin si një çift i mirëfilltë.

“Ndonjëherë unë dhe Geri rrinim në shtrat deri të shtunën pasdite, zgjoheshim rreth orës 2 të natës dhe e kalonim më pas kohën në “Ministry Of Sound” (një klub nate në Londër).

Zakonisht drejtonim makinën në autostradë me gjoksin jashtë, për shaka.

Ishte shumë zbvitëse, derisa vumë re një tip që na u afrua me një fytyrë prej manjaku”, shkruan në autobiografi ish-pjesëtarja e grupit të famshëm Spice Girls.

“U trembëm shumë në fakt. Mund të ishte një maniak dhe mund të ndodhte gjithçka.

Geri ndërroi korsi dhe arritëm ta shmangim, por ama vazhduam rrugën me gjoksin e zbuluar”, shkruan ajo.

Spice Girls kanë njoftuar se pas disa javësh do të zhvillojnë një tur bashkë, por deklaratat e Mel B e kanë vënë në dyshim këtë gjë.

Kjo, duke qenë se Geri Halliwell tashmë është një grua e martuar dhe me fëmijë, dhe nuk i ka pritur mirë deklaratat e shoqes së saj, Mel B, me të cilën ka pasur marrëdhënie intime

(Kosova Sot)