Varet në shkëmb për të dashurën seksi, ja poza që futi në telashe çiftin amerikan

  • 11 April 2019 - 15:11
Varet në shkëmb për të dashurën seksi, ja poza që futi në telashe çiftin amerikan

Një çift është futur në telashe për shkak të fotos së përsosur në Instagram. Blogerët udhëtues, amerikanë Kelly dhe Kody, ndanë një foto duke u paraqitur në skajin e pishinës në “Kajon Jungle Resort”, në Ubud më 3 prill.

Fotografia tregon Kelly-n  që qëndron në mënyrë të guximshme buzë pishinës dhe jashtë saj, ndërsa puth të dashurin, i cili ishte duke qëndruar brenda pishinës dhe e mban.

Çifti aventureske këmbënguli se ata ishin të kujdesshëm kur bënë fotografinë  dhe se kanë shumë besim tek njëri-tjetri.

Pavarësisht kësaj, komentet kanë qenë shumë negative, duke e quajtur çiftin budalla dhe se po mësonin njerëzit e tjerë që të bënin foto të guximshme dhe rrezikshme për jetën.

“Vajza e ka vënë jetën në rrezik për të bërë një foto. Kurrë nuk kam parë ndonjë djalë që të varet në shkëmb”, komentoi një tjetër.

(Kosova Sot)