Dhurata Dora ia mësyn Francës, realizon këngë me reperin e njohur

  • 11 April 2019 - 19:10
Dhurata Dora ia mësyn Francës, realizon këngë me reperin e njohur

Pas suksesit që arriti në trojet shqipfolëse, këngëtarja e njohur Dhurata Dora, duket se ia ka mësyer tregut evropian të muzikës, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për Sool King, i cili ka prejardhje algjeriane por që është ndër rep artistët më të njohur në Francë.

Dyshja e kanë realizuar këngën me titullin ‘Zemër’, e cila do ketë edhe vargje në gjuhën shqipe, ndërsa klipi po realizohet në Shqipëri.

Është Sool King, ai ka publikuar fotografi nga një hotel i Tiranës në Instagramin e tij.

Image

(Kosova Sot)