Capital T publikon këngën e re por videoklipi...

  • 12 April 2019 - 13:14
Capital T publikon këngën e re por videoklipi...

Reperi i njohur shqiptar, Capital T publikoi këngën e tij më të re. Videoklipi i tij është një investim shumë i kushtueshëm.

Në fillim Capital T shfaqet në avion privat, bashkë me disa nga miqtë e tij. Sigurisht nuk kanë munguar veshjet e shtrenjta të firmës ‘Gucci’, makinat luksoze apo dhe pijet e shtrenjta.

Reperi e ka përshtatur këngën dhe videoklipin në mënyrën perfekte, pasi në vargje dëgjohet që këndon për jetën e tij të shtrenjtë.

Kjo këngë është paralajmëruar shumë kohë më parë nga Capital T në llogarinë e tij në ‘Instagram’ dhe duke parë numrin e klikimeve në ‘Youtube’, kënga është pritur shumë mirë nga publiku.

(Kosova Sot)