Jennifer Lopez, probleme me jarana

  • 12 April 2019 - 15:11
Jennifer Lopez, probleme me jarana

Ish-jarani i kishte bërë kompliment, e më pas i kishte kërkuar falje 'jaranit aktual' të këngëtares. Ec e bjeri në fije! J ennifer Lopez është nëna e vakive.

Pak muaj më parë ajo ishte gjetur në siklet, pasi ish- i dashuri i saj (njëri prej tyre), P. Diddy, i kishte bërë komplimente për një foto seksi, të cilën ajo e kishte postuar në "Instagram".

Tani Jennifer Lopez tregon se Diddy më pas i ka kërkuar falje të fejuarit të saj, Alex Rodriguez. Nuk e dimë pse, por J Lo e ndjente të nevojshme që këtë detaj ta ndante me fansat e saj. E, fajin e kishte vet. Kush e kishte shtyrë që të postonte foto të tilla? Apo ndoshta kjo është e drejtë e saj? Karashmak! 

(Kosova Sot)