Poni tregon të vërtetën se përse nuk solli projekte gjatë kësaj kohe

  • 12 April 2019 - 16:07
Poni tregon të vërtetën se përse nuk solli projekte gjatë kësaj kohe

Poni, ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja.

Megjithatë, artistja që është e njohur për këngët labe ka treguar të vërtetën përse deri më tani nuk solli projekte të reja

“Ka çdo ditë pyetje të tilla. Dhe ju falenderoj shumë, por mungesa e gjatë, ka qenë sepse doja të kisha një album me disa këngë të reja, dhe jo vetëm një këngë apo klip të ri.

Shihemi së shpejti të dashur miq e dashamirës të këngës time”, iu përgjigj fanses këngëtarja shqiptare.

Image

“Dashni e vjetër”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga Poni në bashkëpunim me Irkenc Hykën. 

(Kosova Sot)