S'ia huq festivalit

  • 13 April 2019 - 09:00
S'ia huq festivalit

Shanina Shaik me fustan të bardhë flirtues feston në "Coachella" Ajo është pjesëtare e rregullt te festivali muzikor "Coachella"

E, ditën e enjte, modelja dhe bukuroshja nga brendi "Victoria's Secret", modelja Shanina Shaik ka festuar fillimin e ngjarjes së përvitshme me brendin e veshjeve "Revolve", në Indio, Kaliforni. Në fotot që i kishte shpërndarë në "Instagram", bukuroshja 28 vjeçe ishte veshur me një fustan me pika me detaje të prera, duke ofruar pak edhe nga stomaku i saj i rrafshët.

Veshja e Shanina-s që binte fort në sy kishte dhe një ndarje të thellë deri në ijë, duke treguar kështu shumë nga këmbët e saj. Mbathur kishte një palë çizme të zeza, një çantë të zezë krahu si dhe një palë vathë delikat për dukjen e saj në festival.

(Kosova Sot)